Sistemi SAPI: Çfarë pritet të regjistrohet
Shumë shpejt edhe Shqipëria do të ketë një bazë të të dhënave shtetërore për Sistemin e Administrimit të Pronësisë Industriale (SAPI). Pr.vendimi që pritet të miratohet brenda vitit, parashikon krijimin e një regjistri unik (SAPI) , i cili duhet të mbledhë të dhëna të objekteve të Pronësisë Industriale të depozituar nga subjekte vendase apo të huaja të cilët duan të regjistrojnë këto objekte në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi për Pronësinë Industriale.
Pronësia intelektuale ka qenë shpeshherë objekt i konflikteve të ndryshme gjyqësorë, për shkak të shkeljes së të drejtave të një marke. Megjithatë, sipas shifrave më të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka deklaruar më herët se 1 janari 2018-1 shtator 2018 rezulton të jenë bërë të paktën 870 aplikime nga ana e subjekteve tregtare që kanë aktivitet në vendin tonë si dhe nga kompanitë e vendeve të huaja. Shifra e regjistruar për vitin aktual është më e lartë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë kur u regjistruan 753 aplikime.
Sipas pr.vendimit, regjistri SAPI do të përmbajë:
a) të dhënat e patentave për shpikje, modelet e përdorimit,produktet gjysmëpërçues, markat tregtare dhe të shërbimit, disenjot indrustriale, treguesit gjeografike dhe emërtimet e origjinës të aplikuara/regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, sipas kërkesave të legjsilacionit në fuqi për Pronësinë Industriale;
b) të dhënat e patentave për shpikje, markave tregtare dhe të shërbimit, disenjove industriale, ndërkombëtare të aplikuara/regjistruara nga marrëveshjet ndërkombëtare të fushës në të cilën Republika e Shqipërisë ka ratifikuar/aderuar;
c) të dhënat që i përkasin përkasin kërkesave për regjistrimin e patentave të shpikjeve, modeleve të përdorimit, produktet gjysmëpërçues, markave, disenjove industriale, treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës, të cilat janë refuzuar, çrregjistruar apo skaduar;
ç) të dhëna mbi çdo ndryshim në rekordet e patentave të shpikjeve, modeleve të përdorimit, produktet gjysmëpërçues, markave, disenjove industriale, treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës të aplikuara apo regjistruara;
d) vizatime të e patentave për shpikje, modelet e përdorimit,produktet gjysmëpërçues, disenjot industriale, si dhe paraqitjen figurative për markat tregtare, treguesit gjeografike dhe emërtimeve të origjinës;
dh) referencat për dokumentet e skanuara, të depozituara në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale ose të lëshuara nga ajo;
e) të dhëna për dokumentet shoqëruese/akte dhe informacione qëregjistrohen, njoftohen apo depozitohennë regjistër;
ë) të gjitha dokumentat e skanuar në lidhje me kërkesat e depozituara në DPPI;
f) të dhënat për palët, individë dhe subjekte;
g) informacione të tjera plotësuese për procese të punës së stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale;
gj) informacion në lidhje më publikimet zyrtare të Buletinit të Pronësisë Industriale;
h) të dhëna në lidhje me klasifikimet ndërkombëtarë për objektet e Pronësisë Industriale të përdorura nga DPPI në procesin e ekzaminimit;
i) të dhëna referuese për ndërveprimin dhe baza të dhënash të tjera;
j) të dhënat e regjistrit të përfaqësueseve të autorizuar;
k) të dhënat e regjistrit të ekspertët në Fushën e Pronësisë Industriale;
l) të dhënat e kontratave të licencave të objekteve të PI;
ll) të dhëna në lidhje me certifikatat e mbrojtjes shtesë, sipas legjislacionit në fuqi për pronësinë industriale;
m) të dhënat për pagesat e kryera për shërbimet me pagesë;
n) të dhënat e përdorueseve të sistemit SAPI;
nj) të dhëna referuese për komunikimin me regjistrat on-line të organizmave ndërkombëtare në të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka marrëveshje;
o) të dhënat e raporteve dhe statistikave.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale do të jetë administratori i vetëm i Sistemit të Administrimit të Pronësisë Industriale dhe përgjegjëse e drejtpërdrejtë për strukturën e bazës të të dhënave, anën funksionale dhe operacionale./Monitor
Fraksion.com