Rama, Video: Shtrati i Rrugës së Arbrit është hapur në të gjithë gjatësinë e saj
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektuan ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbrit që lidh Peshkopinë me Tiranën.
Ata inspektuan pjesën e rrugës që bën lidhjen me Tiranën.
Rruga e Arbrit që lidh Peshkopinë me Tiranën në më pak se një orë, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe të mallrave mes dy zonave, është në ndërtim në pothuajse çdo kilometër të saj.
Kjo nyje lidhëse, pjesë e rrugës së vjetër Egnatia dhe tashmë pjesë e rëndësishme e Korridorit 8, është një nga investimet më të rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të vendit.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, sqaron se aktualisht po punohet në 29 nga 35 kilometrat e pjesës së parë të rrugës.
“Janë 35 kilometra dhe punohet aktualisht në 29. Në këtë 14 kilometërshin që jemi aktualisht, kanë mbaruar dy ura, nga ura e Çerenecit e deri në Bllatë dhe është duke u punuar në dy ura të tjera. Nga 4 tunele, një tunel 500 metra ka mbaruar së hapuri si galeri dhe në të gjithë tunelet e tjera është duke u punuar”.
Ministri Gjiknuri nga ana e tij vlerësoi investimin në tërësi dhe nënvizoi ritmet e shpejta të realizimit. “Me këtë ritëm që kanë këta do bëhet për aq kohë sa e kemi parashikuar”, – tha ministri Gjiknuri.
Kryeministri e bën të njohur këtë informacion me një video në profilin e tij në rrjetin social Facebook:
ERTV Live😊: Në shtratin e RRUGËS SË ARBRIT, që tanimë është hapur në të gjithë gjatësinë e saj👍
Fraksion.com