Paditet kryeprokurorja Arta Marku
Prokurorja e krimeve të rënda Sonila Muhametaj padit kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku
Ajo e ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon shfuqizim të urdherit të Markut, me anë të të cilit e transferoi nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës.
Padia do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrativë Elda Vrioni.
Prokurorja Muhametaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Markut pasi, sipas padisë ështe shkelur ligji për statusin e prokurorëve dhe se prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka tejkaluar kompetencat.
Fraksion.com