Meta ktheu ligjin për teatrin, Balla: Do ta shqyrtojmë me qetësi dhe dashuri
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ligjin për teatrin, të cilin Presidenti Meta e ka rikthyer për shqyrtin për të dytën herë do ta shqyrtojnë.
Në përfundim të seancës plenare, Balla tha se pas shqyrtimit do të kalojë në seancë plenare.
“Presidenti e ka njoftuar pa na i sjellë ne, që do ta thotë ne do ta lexojmë menjëherë dhe siç përcakton procedura e sanksionuar qartë në kushtetutë dhe më pas për rolin që luan Kuvendi për shqyrtimin e dekretit. Do të shqyrtohet dhe do të kalojë në seancë plenare. Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Ne jemi seriozë në marrëdhënie me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet qetësi dhe dashuri propozimin që vjen nga Presidenti”.
Fraksion.com