Indeksi për pastrimin e parave rrëzon Tabakun: Shqipëria 30 vende më mirë se në 2017
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ditën e sotme ka shkruar në Facebook se indeksi i Baselit ka dhënë alarmin për pastrimin e parave në Shqipëri.
Mirëpo, Tabaku për të turbulluar opinionin publik, ka bërë vetëm politikë me Indeksin, por nuk ka dhënë shifrat reale të ecurisë së Shqipërisë në këtë drejtim. Tabaku, por dhe disa media, po të donin të informonin drejt, duhet të jepnin faktet e plota, të cilat janë si më poshtë:
Eshte publikuar se fundmi (9 tetor) Indeksi i Bazelit per pastrimin e parave per vitin 2018. Shqiperia renditet ne vendin e 55 nga 129 vende, me nje pikezim prej 5.57 pikesh. (sa me i ulet pikezimi aq me pozitive situata e vendit)
Ne publikimin e meparshem (2017), renditeshim ne vend te 85 nga 146 vende, me pikezim 5.75.
Pra, sipas të dhënave, Shqipëria ka progress në këtë aspect dhe jo alarm. Mirëpo, politika mbetet politikë dhe e vërteta nuk ka shumë rëndësi për të.
Fraksion.com