U vu në krye të antikorrupsionit, arrestohet për korrupsion
Maria Gabriella Rizzo, ish kapoja e zyrës së antikorrupsionit në rajonin e Kalabrisë, Itali, është arrestuar nga Guardia di Financa për akuzën e korrupsionit.
Së bashku me të është arrestuar dhe një sipërmarrëse turistike, Laura Miceli, 67 vjeç. Nga hetimet është zbuluar se 57 vjeçarja i komunikonte informacione që ende nuk ishin publikuar duke ofruar dhe aktivitet këshillimor.
Ndaj Maria Gabriella Rizzo është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, aktualisht ajo ishte e punësuar në departamentin e turizmit.
Fraksion.com