AktualitetTë fundit

Tension: Policia tentoi të marrë Ervis Martinaj, mjekët e spitalit privat e ndalojnë

Qëndrimi i Ervis Martinajt për kurim në një spital privat ka shkaktuar konflikt me policinë.

Forcat e rendit kanë kërkuar transferimin e tij në qelitë e burgut ku do të vazhdonte dhe kurimin pas plagosjes në zonën e Bllokut.

Kërkesa mësohet se ka shkaktuar tension mes mjekëve dhe forcave të rendit.

Mjekët e spitalit privat ku po merr mjekimin Martinaj kanë kërkuar që ai të vijojë mjekimin në ambientet e tyre spitalore.

Ata kanë theksuar se i lënduari ka ka nevojë për mjekim të specializuar dhe duhet të qëndrojë ende aty.

 

Fraksion.com