Raporti: Nga Italia në Shqipëri kanë hyrë 551 mijë euro para të pista
Shqipëria së bashku me Rumaninë, Marokun, Kinën e Pakistanin është një nga destinacionet kryesore të dërgesave me shuma të dyshuara financiare, të nisura nga Italia përgjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2018.
Shqipëria renditet në 5 vendet e para të transferimit të parave të dyshimta përmes sistemit Money Transfer.
Me anë të këtij sistemi në 6 muajt e parë të vitit 2018 nga Italia në Shqipëri janë dërguar 551 mijë euro, të konsdieruara të dyshimta nga autoritetet italiane.
Lajmi është bërë i ditur nga Njësia Informative Financiare e Sistemit të Antiriciklimit të Bankës Shtetërore Italiane, e cila sapo ka publikuar raportin e gjashtë mujorit të parë të 2018 me konkluzionet se operacionet financiare të dyshuara për financim terrorist janë rritur me 38%, ndërsa ato për ricklim parash me 5.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
Sipas Raportit, në gjashtë muajt e parë të 2018 janë sinjalizuar 49 376 operacione të dyshuara financiare.
47 319 prej tyre janë sinjalizuar si ricklime parash të pista nga aktivitet kriminal, ndërsa 659 si operacione me qëllim financimin e terrorizmit ndërkombëtar.
Një vit më parë, pra më 2017 për të njëjtën periudhë kohore janë regjistruar vetëm 475 trasferime të dyshuar parash për qëllime terroriste.
Sipas Banka Italia si në rastin e ricklimit të parave të pista ashtu dhe në atë të financimit terrorist, gjashtë muajt e parë të 2018 kanë sinjalizuar numrin më të lartë të operacioneve të dyshuara financiare të regjistruara më parë në një gjashtëmujor.
Njësia e Antiriciklimit e Banka Italia ndër 49 376 dërgesa të dyshuar financiare, ka përcjellë për investigim tek organet kopetente 49 103 të tilla.
Deri më tani në bazë të legjslacionit Italian në fuqi janë pezulluar 23 operacione transferimi parash në vlerë 36.1 milionë euro.
Sistemi money transfer konsiderohet si një nga kanalet kryesore të dërgimit të parave të pista.
Destinacionet kryesore të tyre janë Rumania, Maroku, Kina, Pakistani dhe Shqipëria.
Në gjashtë muajt e parë të 2018 nga Italia në Shqipëri kanë mbërritur rreth 551 mijë euro duke përbërë 3.5 % të shumës së përgjithshme të operacioneve financiare të dyshuara të dërguara përmes këtij sistemi.
Rajoni i Lombardisë mbetet si territori kryesor i nisjes së parave të dyshuara me mbi 10 mijë dërgesa, 5122 prej të cilave janë nisur nga qyteti i Milanos.
Në gjashtë muajt e parë të 2018 sipas Bankës Shtetërore Italiane është verifikuar një rritje e numrit të operacioneve të dyshuara financiare në rajonin e Kampanjës, Emilia Romanjës, Sicilias, Toskanës e Puglias.
Fraksion.com