Rama: Ja kantieri i punës që do të rimëkëmbë linjën hekurudhore dhe do të krijojë frymëmarrje të re
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se rimëkëmbja e linjës hekurudhore Fier-Vlorë do të krijojë frymëmarrje të re në lëvizjen e pasagjerëve dhe të mallrave.
Rimëkëmbja e kësaj linje do të shmangë transportin rrugor dhe do të ulë ndjeshëm kostot.
Investimi që po kryhet do krijojë mundësinë e lëvizjes si për vagonët e pasagjerëve ashtu edhe për transportin e naftës bruto duke shmangur transportin rrugor
Postimi i Kryeministrit në Facebook:
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga kantieri i punës për rimëkëmbjen e linjës hekurudhore Fier-Vlorë që do të krijojë frymëmarrje të re në lëvizjen e pasagjerëve dhe të mallrave duke shmangur transportin rrugor dhe ulur ndjeshëm kostot, ju uroj një ditë të mbarë 👷♂️🚧🚊
Fraksion.com