AktualitetTë fundit

Ja video që publikoi Salianji, biseda e plotë nga përgjimi i kunatit të Babales

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar në emisionin “Opinion” një video të fshehtë ku është filmuar Fredi Alizoti i dosjes “Babalja”, i cili rrëfen se është përdorur nga policia dhe e kanë çuar në Prokurori për ta shantazhuar.

Deputeti Salianji tha se Fredi Alizoti nuk ishte në dijeni që po filmohej, teksa rrëfente se është marrë nga policia për të deklaruar se është ai personi që bënte zërin e Agron Xhafajt duke folur në telefon me “Babalen”.

“Tregohet se në kushte të lira pa asnjë pengesë, ky person tregon se si Ardi Veliu e ka marrë më makinë dhe e ka kërcënuar dhe e ka shantazhuar dhe e ka blerë. Taulant Balla e dinte se e ka takuar këtë person. Video është bërë nga persona të panjohur që kanë biseduar”, tha Salianji.

“Je me ne apo me ata”, i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit.

“Erdhi vëlla më mori në shtëpi. Ku je m’tha se e kishte numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam të lagjia. Ka ardhur MB, makinë e zezë, më ka marrë, më ka çuar në prokurori”, thotë Alizoti në video-përgjim.

Fredi – Tani do më dëgjosh ti mua?
Tjetri – Po?
Fredi – Nga 200 ulu 100

Tjetri – Pse do të takonte Taulanti ty te prokuroria psh?
Fredi – Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.
Tjetri – Si të ka marrë?
Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …

Fredi – Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë me prokurorinë, ç’është një lokal aty.
Tjetri – Po, ka shpinë aty
Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.

Fredi – E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok
Tjetri – Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë.

Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.
Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…
Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.
Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?
Fredi – po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë
Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?
Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.
Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje?
Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.

Tjetri – S’ke faj që je i lodhur e je friksum o burrë, s’ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë
Fredi – Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla.
Tjetri – Po mirë pra mirë, presion është
Fredi – Unë kam berë ç’nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta ropqira. Unë qetë, me qetësi, kupton ti.
Tjetri – E ça thotë rrugës
Fredi – Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S’kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndenjt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë…
Tjetri – Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti?
Fredi – Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë
Tjetri – Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte?
Fredi – Me kostum

Tjetri – Te ça lokali ishit?
Fredi – Te një lokal aty mbrapa.
Tjetri – Te pallatet e Sadriut?
Fredi – Unë s’të gënjej o vlla

Tjetri – Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha
Fredi- se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu..
Tjetri – O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensiunum që ishe. Po ta regjistroje veten qëparë e ta shifshe veten tate, do thojshe paskam qenë me gjithë mend n’siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s’do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjinat, se nesër i bie përgjegjësia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur
Fredi – Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra
Tjetri – Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrumentat. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithshëm, që për mu është procedurë jo normale..
Fredi – Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë
Tjetri – Ore nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç’punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda?
Fredi – Ça të them unë tani?
Tjetri – Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithshëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s’është drejtor.
Fredi – Ai, bashkë me shoferin. Unë s’ju gënjëj ore.
Tjetri – Ça date ka qenë?
Fredi – Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1.
Tjetri – Në ç’orë, natën apo ditën?
Fredi – Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite
Tjetri – E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty?
Fredi – Po, në darkë më kanë çuar.
Tjetri – Dhe ty të priste Taualanti aty jashtë?
Fredi – Aty jashtë.
Tjetri – E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj?
Fredi – Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s’di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi ropqiri. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin.
Tjetri – Të bëri noj çik presion Taulanti?
Fredi – Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës.
Tjetri – Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë.
Fredi – Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.
Tjetri – Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?
Fredi – Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…
Tjetri – e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?
Fredi – Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.
Tjetri – Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha?
Fredi – Po ku janë e (qesh)
Tjetri – Po pra, po për ça do t’i jepte lekët ai, për kot?
Fredi – Siç i kanë këta, aman ore
Tjetri – E ça donte ai të me thënë ti ?
Fredi – Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s’di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastelërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë.

Tjetri – Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.
Fredi – Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.

Tjetri – Edhe? Numër policie është ai?
Fredi – Numri i këtij o vlla, privat.

Fredi – Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

 

Fraksion.com