AktualitetTë fundit

Eksplozivi ndaj familjes së Xhisielës; Shoqërohen në polici 16 persona

Policia e Fushë-Krujës ka shoqëruar 16 persona si të dyshuar për sulmin e dy netëve më parë në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisielës.

Të shoqëruarit po merren në pyetje për eksplozivin në banesën ku qëndronte Xhisiela Maloku.

Aktualisht banesa ruhet nga forcat e policisë. Ngjarja ndodhi dy net më parë në fshatin Larushk Fushë-Krujë, ku një sasi eksplozivi u hodh në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Bëhet fjalë për një sasi eksplozivi rreth 100 gram.

Vetë vajza mohon se është dhunuar por se e kishte denoncuar ish-të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi pavarësisht ekspertizës së mjekëve dhe psikologut. Ajo është marrë në mbrojtje nga policia ndërsa Rexhep Rraja ndodhet në burg.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com