Xhisiela flet nga makina: Tritolin në banesë e ka vendosur opozita
Komode dhe e rehatur në një makinë, të cilës i jepte vetë Xhisiela Maloku ka folur për mediat në lidhje me eksplozivin që iu vendos në banesën e gjyshërve, ku edhe ajo banon.
E vendosur, por disi e revoltuar ajo akuzon opozitën se ka qenë ajo që ka hedhur tritolin në banesën e saj. Ajo thotë se nuk dihet e kërcënuar nga fisi Rraja, madje thekson se pas vendosjes së tritolit të parin që ka telefonuar ka qenë një kushëriri i Rexhepit, ish të dashurit të saj.
“ Vendosja e tritolit është mëse e qartë. Që do të thotë është bërë nga PD dhe nga opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Të vërtetën e di vetëm unë. Nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Deri dje “hipotezat” ishin që unë isha e kërcënuar nga fisi Rraja, tashmë nuk janë. Edhe telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë i një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja, ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar policinë.”
Pyetjes se pse mendoni se e bën opozita këtë Xhisiela Maloku i përgjigjet se “Sepse unë dola e thashë të vërtetën si ishte, ata luajtën një lojë politike dhe dolën bllof. Unë jam Xhisiela dhe të vëretën e di vetëm unë, nuk mundet dikush të hedhë hipoteza.”
Fraksion.com