AktualitetTë fundit

Vrasja në ish-Bllok, 45 ditë burg për komandon Geldo Hoti

Tre ditë më parë policia ndaloi në Kakavijë në tentativë për tu larguar për në Greqi, komandon Geldo Hoti, pasi kishte dyshime se 37-vjeçari është një nga autorët e ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Policia i referoi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dosjen në ngarkim të Geldo Hotit për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ndërkohës sot, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg me afat 45 ditë’ për Hotin. Krimet e Rënda e kanë cilësuar të ligjshëm arrestimin e komandos në Kakavijë dhe i kanë komunikuar arrestin.

 

Fraksion.com