“Veliera”, gjykata pushon çështjen për shpërdorim detyrë ndaj Vangjush Dakos
Gjykata e Durrësit pushon çështjen për shpërdorim detyrë ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako për “Velierën”, duke pranuar kështë kërkesën e prokurorisë, e cila kishte arritur në përfundimin se nuk kishte shpërdoruar detyrën.
Dy shoqata e kishin denoncuar kyrebashkiakun e Durrësit për shkelje ligjore.
Ndërtimi i nënkalimit tek Veliera prej kohësh ka hapur një debat, ku Shoqëria Civile ka protestuar në lidhje me ndërtimin në një zonë ku janë zbuluar rrënojat e shekullit të 17.
Vlera e projekti të shtrirë në 12 mijë metra katror shkon në 4 milion euro, por punimet janë pezulluar prej shkurtit 2017 në pritje të fjalës së fundit të gjykatës.
Fraksion.com