SpaceX lançon në hapësirë satelit vëzhgues
SpaceX, prodhuesi amerikan i sondave hapësinore dhe raketave, ka lançuar në hapësirë një satelit vëzhgues të agjencisë hapësinore të Argjentinës.
Sipas një njoftimi nga SpaceX, sateliti është lançuar me sukses përmes raketës Falcon 9 nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Siç njoftohet, Saocom-1A ka një radar sintetik që do të përdoret për menaxhimin e situatave emergjente gjatë katastrofave natyrore.
Sateliti Saocom-1A është vendosur në orbiti 12 minuta pas lançimit.
Fraksion.com