S’ka më vend për dyshim; Ajola dhe Erioni e kanë zgjedhur emrin e djalit
Përveçse një bashkëshort, e tashmë dhe baba i përkushtuar, kreu i bashkisë Erion Veliaj është gjithashtu një politikan mjaft energjik që nuk humbet asnjë rast për të promovuar qytetin e tij. Ditën e djeshme, ai është ngjitur në podiumin e improvizuar në sheshin ‘’Nënë Tereza’’ për të përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në edicionin e tretë të Maratonës së Tiranës, si dhe ka përfituar nga rasti për të sqaruar pse nuk do të merrte pjesë në garë.
“Shumë më kanë pyetur nëse do të marr pjesë në maratonë. Edhe unë do të marr pjesë, vetëm se do të vrapoj për në maternitet meqë u bëra me djalë. Herën tjetër do kthehem dyfish në garë”, deklaroi ai. I pyetur se cili është emri i përzgjedhur për vogëlushin e sapolindur, Veliaj tha: “Këtë do ta them pas pak se dua ta konsultoj edhe me mamanë. Por e sigurtë që do të jetë një emër shqiptar, por edhe tirons”./Living
Fraksion.com