Paraburgim për kosovaren e cila dyshohet se vrau bashkëshortin me sëpatë në Francë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit një mujor ndaj të pandehurës Suzana Zogiani-Sekiraqa.
Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.09.2018, e pandehura Suzana Zogiani-Sekiraqa në banesën e saj në Francë ku ishte duke jetuar së bashku me bashkëshortin, me dashje e ka privuar nga jeta në mënyrë mizore Artan Sekiraqan, duke e goditur me sëpatë në kokë, duke e lënë të vdekur”, thuhet në një njoftim të autoriteteve që u referohet Gazeta Ekspres.
Pala ka të drejtë ankimimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Mediat franceze më katër tetor raportuan se trupi i Artan Sekiraqës, 33 vjeç, është gjetur të shtunën pasdite vdekur në një dhomë në apartamentin në katin e tretë në rrugën Grande Rue 39 A në Dole, në krahinën e Juras në Francë.
Prokurori i Besançon, Etienne Manteaux, tha se e dyshuara kryesore për këtë vrasje është gruaja e Artanit, Suzana Zogiani-Sekiraqa.
Fraksion.com