AktualitetFjalaTë fundit

Lëreni të kalojë i pari; Na kënaq me ato që shkruan në facebook!

Nga Ilir Kadia

Tiranë, e dashura Tiranë!
Aeroplani hapi derën dhe ne filluam të zbresim një nga një si perëndimorë. Por kur autobuzi hapi derën u sulëm me vrap kush e kush i pari në rradhë për të vulosur pasaportën e për të rrëmbyer valixhet drejt shtëpive tona në Tiranë. Unë shkova i fundit. Nuk mundesha të vrapoja! Ashtu ishin rrethanat. Rradha në çast ish deri tek dera.
-Lëreni të kalojë i pari! Hapjani rrugën! -foli dikush që ma lexoi hallin.
Bashkëudhëtarët nga Stambolli u mënjanuan në çast dhe më lanë të dilja në krye me pasaporta në dorë.
Unë ecja duke falenderuar me kokën ulur.
Ai personi që foli i pari, kur i shkova pranë, tha me zë të lartë:
-Na kënaq me ato që shkruan në facebook! Faleminderit!
Vija nga Stambolli me 20 milion banorë! Një askush! Dhe sa kaloja pragun e derës të Tiranës time një i panjohur më thotë se jam dikush! Se, qoftë edhe sa një guralec, në të dashurën Tiranë e paskërkam një peshë, rëndokam sadopak!

 

Fraksion.com