“Je futur thellë e s’të ndihmoj dot”, Rama – Bashës: Aktori të nxori cullak!
Pasi në distancë u përplasën paraditen e sotme për “pushtetin”, që njëri tha se ia ka kërkuar në tavolinë me rotacion dhe tjetri u përgjigj se do t’ia “rrëmbejë” me votë të lirë, një tjetër ironi therëse është postuar në Twitter.
Këtë herë kryeministri Edi Rama i përgjigjet rivalit të tij Lulzim Basha, duke vijuar betejën, me në qendër video dhe audio-përgjimet e PD-së për skandalet e qeverisë së tij, një prej të cilave doli e montuar.
“Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot”, i thotë Rama Bashës, teksa në vijim i kujton se “nuk ecet me teatër”.
“Ja si vjen puna, del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!”, shprehet kryeministri duke iu referuar audio-përgjimit të “Babales”, ku sipas ekspertizës Prokuroria arriti në rezultatin se zëri i personit që diskuton me Albert Veliun nuk është i Agron Xhafës.
“Po me kamerat e komisariatit si i bëhet (?) se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?”, pyet në fund me sarkazëm kryeministri, Bashën./shqip
Fraksion.com