AktualitetBota+Të fundit

Haiti, rritet numri i të vdekurve nga tërmeti

Është rritur në 12 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit prej 5.9 ballë, i cili goditi dje Haitin, shtet në Karaibe.

Në një deklaratë nga Instituti për Mbrojtje Civile thuhet se në tërmetin i cili ndodhi në veri të Haitit, numri i të vdekurve është rritur në 12. Në Port-de-Paix janë plagosur 152 persona ndërsa në Gros-Morne 30 persona. Në qytetet Port-de-Paix, Gros Morne dhe Chansolme si dhe në ishullin Turtle një numër i madh ndërtesash pësuan dëme.

Instituti për Hulumtime Gjeologjike në SHBA (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit prej 5.9 ballë është regjistruar 19 kilometra në verperëndim të qytetit Port-de-Paix dhe 11.7 kilometra në thellësi të tokës.

Në tërmetin 7.1 ballë i cili goditi Haitin në janar të vitit 2010, të paktën 300 mijë persona humbën jetën.

 

Fraksion.com