Basha: Shqiptarët nuk kanë qeveri që punon për ta
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një postim në Facebook se kryeministri Edi Rama “shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt”.
“Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt. Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta”, shkruan Basha.
Fraksion.com