Akuza të ndërsjella në takimin mes shefave të diplomacisë së SHBA dhe Kinës
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe homologu i tij kinez, Wang Yi shprehën secili shqetësim për qeveritë e tjetrit gjatë takimit të hënën në Pekin, ku u përfshinë edhe thirrjet e zakonshme diplomatike për bashkëpunim.
Wang tha se Shtetet e Bashkuara kanë shkallëzuar tensionet për luftë tregtare mes dy palëve dhe e trajtojnë Tajvanin në një mënyrë të papranueshme për Kinën. Ai tha se këto sjellje kanë dëmtuar besimin mes dy qeverive dhe se Shtetet e Bashkuara “duhet të ndalin veprime të tilla”.
Para takimit me homologun kinez, Sekretari Pompeo u përgjigj se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për veprimet e Kinës dhe se ai mirëpriste diskutimin mbi këto tema.
Vizita në Pekin zhvillohet vetëm disa ditë pasi Nënpresidenti Mike Pence mbajti një fjalim me terma të forta ku akuzonte Kinën për aggression ushtarak, tregti hajdute, rëndim të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ndërhyrje në procesin elektoral kundër Trump./VOA
Fraksion.com