Rama, qetëson Bashën: Fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty
Kryeminsitri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha janë përfshirë në një varg replikash dhe kundër-replikash pas vendimit të prokurorisë e cila ka kërkuar nga gjykata “arrest me burg” për “dëshmitarin X”, i njohur si “Babalja” i audio-përgjimit përmes të cilit opozita pretendon se dëgjohet vëllai i ministrit Xhafaj duke bërë pazare droge.
Rama deklaroi fillimisht se duhen dënuar edhe autorët e inskenimit të shëmtuar, që sipas tij bënë kallëzim të rremë.
Por, kreu i PD në reagimin e tij tha se përfundimi i prokurorisë së komanduar nga Rama ishte i pritshëm.
Këtij mesazhi kryeministri Rama i është përgjigjur sërish në rrjetet sociale. Ai paraljmëron kreun e PD se për të do dalin disa të dhëna të reja.
“Qetësohu Lulëzim!Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio. Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”, shkruan Rama.