AktualitetTë fundit

Zbulohet një tjetër padi për juristen Eni Çobani

Pas shoqërimit të juristes së njohur Eni Çobani në Policinë e Gjirokastrës është zbuluar një tjetër padi ndaj saj.

Padia këtë herë është bërë në Gjykatën e Tiranës nga një nga të ftuarat e emisionit të Çobanit ‘Shihemi në Gjyq’.

Qytetarja Zoje Doda nga Tirana ka hedhur në gjyq Eni Çobanin, por edhe Autoritetin e Mediave Audiovizive me qëllim detyrimin e emisionit ‘Shihemi në Gjyq’ për të përgënjeshtruar transmetimin e datës 9 prill 2017, pasi nuk respekton të drejtat themelore të transmetimeve.

Paditësja nga Tirana  kërkon nga Eni Çobani dëmshpërblim shëndetësor dhe moral për dëmet e shkaktuara ndaj saj.

 

Fraksion.com