AktualitetTë fundit

Vrasja në ish-Bllok: Autori i krimit, efektiv i Forcave Komando

Policia vijon kontrollet në terren për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim për përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e Bllokut, në Tiranë, në rrugën “Ibrahim Rugova”,

Personat e shpallur në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando.

Policia e Tiranës deklaroi sot:  “të arrestuarit Martinaj dhe Hato së bashku me viktimën Fabiol Gaxha janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 28 vjeçari dhe u plagosën Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Verifkohen kamerat

Po shihen kamerat e sigurisë jashtë ambienteve të lokalit për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë në ambientet ku ka ndodhur përplasja lokali nuk ka pasur kamera duke shmangur filmimet pasi frekuentohej prej personazheve të njohura.

Nga te dhenat paraprake te mberritura ne redaksinë e Ora News në orën 12:00 jepet ky version i ngjarjes

“Tre personat që u qëlluan me armë kanë ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata e cila më pas është shoqëruar në komisariat. Një veprim i tillë ka shkaktuar dhe ndezjen e debatit, ndërsa personi që ka qëlluar me armë është Merviol Bilo, efektiv i forcave komando, ekspert në përdorimin e armëve. Mësohet se ai i është afruar tavolinës dhe menjëherë ka nxjerrë armën duke i qëlluar. Për pasojë ka mbetur i vrarë Fabiol Gaxha, i cili mësohet se ka qenë në kërkim prej policisë.  Për t’iu shmangur forcave të rendit, Gaxha përdorte kartën e të vëllait ndaj dhe fillimisht u raportua se se i ekzekutuari ishte Rigers Gaxha. Po ashtu të plagosur kanë mbetur 36-vjeçari Ervis Martinaj dhe 28-vjeçari Eljon Hato.

Martinaj hesht – Martinaj i cili është plagosur nuk ka pranuar të dëshmojë për policinë mbi atë çfarë ka ndodhur mbrëmë në  lokal. Megjithëse policia ks hkuar disa herë për ti kërkuar dëshminë, ka heshtur, bën me dije gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar

– armë zjarri tip “Glock”

– 11 gëzhoja

– 10 000 euro

– tre automjete

– aparate celular

 

Fraksion.com