Rama: Mozaiku në Elbasan, një tjetër punë e bukur për trashëgiminë kulturore
Kryeministri Edi Rama përshëndet punën që po bëhet për mozaikut në Bazilikën Paleokristiane në Elbasan.
Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, bashkë me studiuesen franceze Marie-Patricia Raynaud, njëherazi bashkëautore e librit ”Korpusi i Mozaikëve të Shqipërisë” dhe me Agron Islamin, përgjegjës i sektorit të artit pranë IMK, ndodhen sërish në terren për mbledhjen e informacioneve rreth mozaikëve në Shqipëri.
Përgjatë kësaj jave, grupi i specialistëve është duke studiuar dhe dokumentuar të gjitha të dhënat e nevojshme rreth Mozaikut të Bazilikës Paleokristiane.
E pozicionuar fare pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, Bazilika është një ndër monumentet më me vlerë të qytetit. Zbulimi i mozaikut u bë i mundur në gjysmën e parë të vitit 2007, gjatë gërmimeve të bëra në këtë bazilikë në një thellësi rreth 3 m.
Puna e specialistëve të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me studiuesen franceze, Marie-Patricia Raynaud për dokumentimin e mozaikut në Bazilikën Paleokristiane në Elbasan, është një tjetër punë e mirë dhe e bukur për tarshëgiminë tonë kulturore.
“MIRËMËNGJES
dhe me një tjetër punë të mirë e të bukur për trashëgiminë tonë kulturore, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, shkruan kryeministri Rama