AktualitetTë fundit

“Përleshja e armatosur në Bllok nisi për këngëtaren Elvana Gjata?!”

Të tjera detaje zbulohen nga atentati i ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe të plagosur Ervis Martinaj dhe Laert Hato.

Burime të policisë thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur tre armë si dhe janë mbledhur nga hetuesit 9 gëzhoja, çka tregon se ka pasur të shtëna jo vetëm nga një armë.

Balkanweb mëson se konflikti ka nisur pasi këngëtarja e njohur Elvana Gjata, është ngacmuar nga grupi i Martinajt.

Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

Këto dhe informacione të tjera të mbledhura edhe nga kamerat e sigurisë ka gjasa që të zbardhin shumë shpejt krimin që tronditi Tiranën.

Po kështu burimet saktësojnë se janë dy të plagosur nga ngjarja.

Ervis Martinaj, që u tha se ishte shënjestra pas një ndërhyrjeje në Spitalin e Traumës është transportuar në spital privat ku ruhet me masa të rrepta sigurie.

 

Fraksion.com