Në ankand foto të rralla të Marilyn Monroe
Vajzë e re, e qeshur dhe e trembur. Është si Marilyn Monroe ku shfaqet në vitin 1946, kur fotografi Richard C. Miller e zgjodhi atë si një modele për një shërbim fotografish.
Në kohën kur quhej Norma Jeane Dougherty, ajo ishte 19 vjeçe dhe në vitet në vijim do të shndërrohej në bombë eksplozive seksi, një nga gratë më të dëshiruara në botë.
Fotot e kësaj serie do të dalin në ankand më 7 tetor në shtëpinë e ankandeve “Santa Monica Auctions” dhe vlerësohet se ato mund të shiten mes 60,000 dhe 80,000 dollarë.
Do të nxirret në ankand edhe një marrëveshje e nënshkruar nga Marilyn dhe një foto e saj, e veshur me një fustan nuseje nga martesa e saj të parë.
Fraksion.com