AktualitetKosovaTë fundit

Ducich: Vizita e Thaçit në Ujman, për nevoja të brendshme politike

Shefi i bazës ushtarake amerikane Bondsteell në Kosovë, koloneli Nick Ducich, ka vlerësuar se situata në Kosovë është e qetë e stabile, njësoj sikur ajo kur e kishte marrë detyrën në marsin e këtij viti. Duke komentuar vizitën e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Ujman, komandanti me origjinë serbe ka thënë se ajo më shumë është realizuar për nevoja të brendshme politike.

“Edhe pas sa ditësh, ne, ja, flasim për lundrimin me barkë në liqen, e ju e dini se po atë ditë në Prishtinë u mbajt protesta për të cilën nuk u fol në media. Nuk pati incidente dhe nuk u burgos askush. Unë nuk do ta teproja, por këtë do ta shihja më shumë hap të brendshëm politik”, ka thënë komandanti i KFOR-it amerikan.

“Kemi pasur ditë kur është dashur ta rrisim vëmendjen, por ato janë raste individuale, ka pasur disa vizita politike të organizuara. Nuk ka pasur situata dhune”, ka thënë Ducich për RTV Graçanica.

Për ngjarjet në veri ai ka thënë se ato kanë ndikuar vetëm te një pjesë e vogël e bashkësisë serbe dhe jo te komuniteti shqiptar./gazetaexpress

 

Fraksion.com