Life StyleTë fundit

Deklarata e Rita Orës nudo: Përse nuk mund të flas për të vërtetën time?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora ka guxuar sërish. Këtë herë, ajo ka pozuar nudo për revistën “Clash”.

Rita ka mbuluar pak gjoksin me dy gishta, ndërsa për zonën intime ka përdorur këmbët që të mos e ekspozojë.

27-vjeçarja është zgjedhur për kopertinën e vjeshtës për të folur rreth albumit të ri që do nxjerë në treg “Phonix”.

“Kam dëshirë ti shkund pak gjërat. Përse nuk mund të flas për të vërtetën time”, thuhet në një fotografi ku janë cituar fjalët e shqiptares nga intervista.

Mbetet për tu parë se cfarë ka folur. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Rita publikoi fotografi shtrirë nga krevati ku ishte topless dhe i uronte ndjekësve ‘Natën e mirë’.

/Ora News.tv/