Bolton: Irani është “bankier qendror” për terrorizëm
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, e cilësoi Iranin si “bankier qendror të terrorizmit ndërkombëtar”, derisa paraqiti një strategji të gjerë kundër Teheranit në Lindjen e Mesme.
Bolton tha se strategjia e Shteteve të Bashkuara do të përdorë edhe mjetet ushtarake, edhe ato jo-ushtarake për të zmbrapsur militantët e mbështetur nga Irani dhe mbështetësit e tyre financiarë.
“Grupet terroriste islamike përbëjnë kërcënim të madh për Shtetet e Bashkuara dhe interesat e tyre jashtë vendit”, tha Bolton për gazetarët.
Irani, tha ai, është “bankieri qendror i terrorizmit ndërkombëtar që nga viti 1979”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, prejse ka marrë detyrën në janar të vitit 2017, ka marrë një qasje agresive ndaj Iranit.
Veç tjerash, ai është tërhequr nga një marrëveshje historike bërthamore midis Republikës Islamike dhe gjashtë fuqive botërore dhe i ka rikthyer sanksionet mbi ekonominë e Iranit.
Muajin e ardhshëm, administrata Trump planifikon të vendosë sanksione të reja mbi sektorin e naftës së Iranit, me qëllim të ndalojë përfshirjen e tij në konfliktet në Siri dhe Irak dhe ta detyrojë të përfshihet në negociata të reja për programin e raketave balistike.
Fraksion.com