AktualitetRajoniTë fundit

Sot takimi Vuçiq-Putin; Kosova në agjendë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takon sot në Moskë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Vuçiq, i cili arriti në kryeqytetin rus të hënën, përsëriti se do të kërkojë ndihmë për çështjen e Kosovës.

“Do të kërkoj mbështetje konkrete politike për Serbinë, sepse pa Rusinë nuk ekziston asnjë zgjidhje për ndonjë problem të serbëve”, tha Vuçiq.

Vuçiq po ashtu u tha gazetarëve se koha në të cilën zhvillon takimin me Putinin është “ndër më të rëndësishmet për Serbinë në disa vitet e fundit”.

“Situata në rajonin tonë është shumë e komplikuar dhe duhet të matet çdo fjalë dhe çdo hap politik. Në momentet kur po përparojmë ekonomikisht, kemi shumë probleme politike në rajon”, tha Vuçiq.

Vuçiq dhe Putin do të mbajnë një takim në katër sy, pas të cilit do t’iu bashkohen delegacionet, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

 

Fraksion.com