AktualitetTë fundit

Rexhep Rraja paralajmëron Bashën: Do ta shohësh kush jam unë

Në orën 10:55 minuta djali i deputetit socialist të Fushë Krujës doli nga gjykata e Krujës me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë hyri në furgon për tu transportuar drejt paraburgimit të Durrësit.

Teksa po futej brenda në furgon Rexhep Rraja është shprehur për gazetarët: “Jam i pafajshëm!” 

Gjithashtu ai  kishte dhe një paralajmërim për Bashën se do ta shohë se kush ishte Rrexhep Rraja në zgjedhjet e ardhshme informon gazetari i Ora News, Leonidha Musaj i cili raportoi nga vendi i ngjarjes.

“Lulzim Basha ta provojë në votime” dëgjohet të thotë 24 vjeçari.

Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha dha masën e sigurisë “arrest me burg” për djalin e deputetit i cili akuzohet për ‘përndjekje”. Kjo masë u kërkua dhe nga prokurorja  Mirela Kapo.

 

Fraksion.com