AktualitetNATO/BETë fundit

NATO dhe BE: Politikanët e Shkupit kanë në dorë të vendosin për rrugën përpara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Presidenti i Bashkimit Evropian D. Tusk, dhanë një Deklaratë të përbashkët  shrypi mbi referendumin konsultativ në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Në deklaratë thuhet se pas referendumit të zhvilluar në Maqedoni mbi marrëveshjen për ndryshimin e emrit është në duart e politikanëve në Shkup të vendosin për rrugën përpara.

‘Marrëveshja e emrit midis Athinës dhe Shkupit ka krijuar një mundësi historike për vendin që të bashkohet me komunitetin transatlantik dhe evropian si një anëtar i barabartë. Kjo do të ndryshonte jetën e popullit të vendit dhe atë të fëmijëve të tyre për të mirë.

Në referendumin konsultativ të djeshëm, shumica dërrmuese e atyre që votuan mbështetën këtë rrugë. Tani është në duart e politikanëve në Shkup të vendosin për rrugën përpara. Vendimet që marrin në ditët dhe javët e ardhshme do të përcaktojnë fatin e vendit të tyre dhe popullit të tyre për shumë gjenerata që do të vijnë. Ne i inkurajojmë ata që ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike.”

 

Fraksion.com