AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë: Ministri Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje

Ministria e Inovacionit dhs Ndërmarrësisë (MIN), pas disa raportimeve nëpër medie, ka informuar opinionin publik dhe mediat se ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

“Më anë të kësaj komunikate përgenjështrojmë shkrimet e publikuara, duke informuar se ministri Beqaj është duke vazhduar punën e përditshme në realizm të objektivave, politikave dhe planeve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë”.

Në këtë kuadër, bëhet e ditur se ministri Beqaj dy ditët e fundit ka qëndruar për një vizitë jashtë vendit.

“Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e udhëhequr nga ministri Beqaj po vazhdon punën me intensitet të shtuar karshi realizimit të planit të punës me synim përkrahjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në shërbim të rritjes e ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës”, përfundon komunikata e dërguar medieve në orët e mbrëmjes.

Fraksion.com