I riu bën akrobaci në lartësinë 270 metra
Një i ri ka rrezikuar jetën e tij duke bërë akrobaci në majën e një ndërtese 270 metra të gjatë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nikita Deft, nga Rusia, pa frikë qëndoi në cep të ndërtesës duke u hedhur me litar, ndërsa shikuesit mbeten të frikësuar nga marifet e rrezikshme.
22-vjeçari gjithashtu rrotollohet disa herë së papthi.
“Kam shumë përvojë në boks dhe kapërcimi është një nga elementet bazë të boksit. Unë i dija koston e këtij marifeti dhe kam qenë shumë i vetëdijshëm për atë që po bëja,”-tha Deft.
I riu shihet duke kapërcyer në skajin e ndërtesës në Dubai.
Fraksion.com