Boris Johnson: Marrëveshja e Chequers është mashtrim
Me fjalë asgjësuese ish-ministri i Jashtëm e refuzoi edhe njëherë konceptin e Brexitit të kryeministres May. Në kongresin e konservatorëve në Birmingham ai tha se ai koncept është turp për Britaninë e Madhe.
Ish-ministri i Jashtëm shtoi: “Kjo nuk është pragmatike, ky nuk është kompromis – është i rrezikshëm dhe sjell raporte jo të qendrueshme, politikisht dhe ekonomikisht.” E ashtuquajtura Marrëveshje e Chequers është sipas Johnsonit një “mashtrim” dhe duhet të refuzohet. Në fermën Chequers në veri të Londrës, kryeministrja Theresa May paraqiti në korrik programin e saj të përpunuar.
Jo referendum të dytë
Në fjalën e tij para rreth 1000 delegatëve, Johnson bëri thirrje për besim më të madh në vete në negociatat e Brexitit. Partia Tory nuk duhet të lejojë që vendi të bjerë nën kontroll “nga jashtë”. Me këmbëngulje ai e refuzoi një referendum të dytë për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian: ai do të ishte “disfatë” për besimin në politikë. Edhe ideja për ta bërë graduale shkëputjen nga Brukseli është mashtrim, tha Johnson. Ndërprerja e qartë me Brukselin duhet bërë menjëherë, kërkoi ish-ministri i Jashtëm.
Fraksion.com