Tiranë, digjet makina e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat
Digjet gjatë natës makina në pronësi të Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ku mjeti i parkuar tip “Benz” me targë AA550TN, në pronësi të shtetases Mimoza Agalliu ka marrë flakë.
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.
Policia thotë se nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Fraksion.com