AktualitetLife StyleTë fundit

Shuhet ikona e muzikës Charles Aznavour

Ndahet nga jeta një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore. Charles Aznavour, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Ai mbahet mend si autor i një sërë veprave që kanë shkruar historinë e muzikës.
Lajmi është konfirmuar nga të afërmit e kantautorit.

Ai ishte me origjinë armene dhe cilësohej si “monument i muzikës franceze”.

Me një zë potent, Aznavour ishte zbuluar si talent nga Edith Piaf. Ai ishte nderuar edhe me tituj të rëndësishëm në Francë.

Aznavour, i lindur si  Shahnour Varinag Aznavourian, në Paris, nga prindër armenë, ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në më shumë se 80 vende të botës.

Ai ka të regjistruara mbi 1400 këngë, 1300 prej të cilave e mbajnë autorësinë e tij.

Shpesh është përshkruar si Frank Sinatra francez, për shkak të stilit të tij melankolik.

Fëmijë i Micha Aznavourian, një emigrant armen me origjinë nga Akhaltsikhe, Gjerorhjinë e sotme, dhe i Knar Baghdassarian, një emigrante armene me origjinë nga Smirna, në Turqi, ishte bërë shumë shpejt një pilastër i muzikës franceze dhe më gjer.

Kantautor, interpretues dhe aktor teatral me origjinë armene, Aznavour ishte edhe diplomat që merrej posaçërisht me çështjen e vendit të tij të origjinës. Aq sa, vitin e kaluar, në Erevan, kryeqytet i Armenisë, qeveria armenase ia ka dorëzuar çelësat e Muzeut Aznavour, ende në fazën e mbarështimit.

Për të, tregonte shpesh nëpër intervista, skena ishte më shumë se shtëpi dhe ideja e tij e vdekjes ishte ajo e “daljes në pension dhe e të mos kënduarit më”.

 

Fraksion.com