Përgjaket festa e beqarisë, shqiptari dhe rumuni vrasin një moldav dhe plagosin 7 të tjerë
Një rumun dhe një shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi mbrëmë ata sulmuan një grup të rinjsh me origjinë moldave, të cilët po festonin një festë beqarie në Treviso.
Ngjarja e rëndë përfundoi me vdekjen e një 20 vjeçari moldav, ndërsa 7 të tjerë u plagosën, 3 prej tyre në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve është dhe dhëndri i ardhshëm Giovanni, 24 vjeç.
Mosmarrëveshja shpërtheu rreth orës 22:30 pasi grupi pasi ishte kthyer nga festimet e pasdites, kishte ndaluar duke folur jashtë shtëpisë së dhëndrit të ardhshëm.
Nga dritarja erdhën protestat nga shqiptari dhe rumuni për zhurmën e supozuar, të cilët pastaj zbritën me thika në duar duke goditur njëri pas tjetrit të rinjtë.
Në fund të sulmit, ata u arratisën në një makinë në drejtim të paditur për tu arrestuar disa orë më vonë nga karabinierët.
Ata kishin ikur me makinë, por menjëherë pas kësaj kishin shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë mjekim për disa plagë prerje që si duket kishin marrë gjatë përleshjes me të rinjtë moldavë.
Rumuni dhe shqiptari u dërguan pastaj në kazermë, në një qeli të sigurisë ku më pas do të merren në pyetje rreth ngjarjes së rëndë.
Fraksion.com