Life StyleTë fundit

Ja vila e mafiozit Al Capone; Mund ta blini për 13.5 mln euro

Super vila e mafiozit famëkeq Al Capone në Florida ka dalë në ankand për shifrën e madhe 13.5 mln dollarë.

E ndodhur në një ishull të Miamit, prona luksoze është pikërisht vendi ku Capone planifikoi masakrën e ditës së Shën Valentinit.

Vila me 2800 metra katror është vendi ku bosi i mafies vdiq më 25 janar 1947.

Al Capone e bleu vilën e stilit spanjoll në Palm Island në vitin 1928 për 40 mijë dollarë , 6 vite pasi ajo ishte ndërtuar.

 

Fraksion.com