AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj sjell në Kosovë “bekimin e ShBA-së” për ushtrinë; Lëvizje kufijsh nuk ka

Me t’u kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për temat e diskutimit gjatë vizitës së tij.

Ka thënë se ka pasur vetëm një qëndrim të delegacionit kosovar për dialogun me Serbinë, dhe se anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe ushtria, kanë qenë çështjet kyç që janë diskutuar, shkruan sot Koha Ditore.

E për procesin e shndërrimit të FSK-së në ushtri, Haradinaj ka thënë se ka marrë bekimin e SHBA-së.

Gjatë gjithë javës, kreu i Qeverisë ka qëndruar në New York, për të përcjellë sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Aty ka takuar presidentë, kryeministra e përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme. Haradinaj ka veçuar vizitën në Akademinë Ushtarake amerikane “West Point” dhe takimin me sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis.

Këtij të fundit, ka thënë se ia ka përsëritur idenë për mosprekje të kufijve.

 

Fraksion.com