Deputeti Rraja: S’kam ushtruar presion ndaj policisë. Prokuroria të hetojë
Deputeti Rrahman Rraja lëshoi një deklaratë të shkurtër pas mbledhjet të grupit të PS, ku mohoi që djali i tij të ketë ushtruar dhunë ndaj shtetases Xhisiela Maloku.
“1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.
2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.
3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.
4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes”, tha shkruan deputeti.
Fraksion.com