Shtatë të arrestuar në Holandë për planifikim sulmi terrorist
Policia holandeze tha të enjten se ka arrestuar shtatë veta të dyshuar se po planifikonin “një sulm të madh terrorist në Holandë”. Prokurorët thanë se besojnë që është shmangur një përbetim i dyshuar.
Zyra e prokurorit kombëtar tha në një deklaratë se të dyshuarit janë arrestuar në qytetet Arnhem dhe Weert.
Në deklaratë thuhet se arrestimet pasuan një hetim disa muajsh të mbështetur mbi njoftimet e shërbimeve të zbulimit se një 34 vjeçar me prejardhje nga Iraku po planifikonte një sulm në një ngjarje të madhe, që mund të shkaktonte shumë viktima.
Të dyshuarit, mendohet se kishin planifikuar të përdornin bomba, jelekë me mjete shpërthyese dhe pushkë për të kryer sulm në një zonë dhe një makinë bombë për një sulm tjetër.
Autoritetet thanë se ende po hetojnë se cilat mund të ishin shënjestrat e mundshme.
Arrestimet u kryen gati një muaj pasi që një burrë afgan u qëllua nga policia në Amsterdam pasi theri me thikë dy turistë amerikanë.
Fraksion.com