Rama: 4.39% rritja e ekonomisë për 6-mujorin e parë 2018
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë mirmëngjesin e sotëm për ndjkësit e tij në Facebook, me një grafik që pasqyron me rritjen e ekonomisë për 6-mujorin e parë të këtij viti.
Rama thotë se rritja reale e ekonomisë për 6-mujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritjen më të lartë në 8 vitet e fundit.
Ai ka sjellë statistikat vit pas viti, të cilat flasin për një rritje ekonomike në nivelin 4.39% në 6-mujorin e parë 2018, krahasuar me 1.45 % që ishte në vitin 2014.
Ja statusi në Facebook i kryeministrit:
“MIRËMËNGJES
dhe me ecurinë e rritjes reale së ekonomisë tonë, që për 6-mujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritjen më të lartë në 8 vitet e fundit, ju uroj një ditë të mbarë
Fraksion.com