Ngjela: Po tentohet destibalizim që të mos bëhet SPAK dhe BKH
Spartak Ngjela argumenton se vettingu politik i kërkuar nga opozita është një ligj krejtësisht i panevojshëm.
Në studion e “Open”, Ngjela tha se: “SPAK dhe BKH përfundojnë në dhjetor”.
“Atëherë për çfarë duhen këto të tjerat. Nëse bëhet SPAK dhe BKH arrestimi është si puna e grimit, i menjëhershëm” – shtoi ai.
Sipas Ngjelës nga të dyja palët po tentohet “grusht shteti” kundër SPAK dhe BKH, duke kërkuar destabilitet e duke bërë thirrje për kryengritje dhe revolta.
“Kanë nxjerrë një ligj të pazbatueshëm që kërkojnë që të mos shkojnë në parlament, duan destibalizim që të mos bëhet SPAK dhe BKH”, u shpreh Ngjela.
Fraksion.com