Kocaqi: Nuk ndihem e trembur nga kërcënimet greke
Historiania Elena Kocaqi e ftuar në Ora News, thotë se ka marrë mesazhe të shumta nga arvanitasit pas deklaratave të saj në të njëjtin emision të mëparshëm.
Pyetjes së drejtuesit të emisionit nëse ndjehet e trembur nga kërcënimet ajo i përgjigjet se jo.
“Jo nuk ndihem e trembur. Unë kam pasur nga arvanitët mesazhe pafund pas emisionit. Më kanë thënë; faleminderit që je dhe ekziston për ne. Gjuha arvanite është një pasuri botërore për kulturën Shtetin grek nuk e kërcënon asnjë gjë që ta lejojë këtë gjuhë të lëvrohet, që arvanitët ta flasin atë sepse kanë turp ndonjëherë. Po të pyesësh një arvanit thotë unë jam grek, unë jam këtu ku s’ka qenë asnjë. Kush ka shkuar në Greqi e di këtë. Është lozur shumë me vajtjen e arvanitasve në Greqi në shekullin 11-12-13-14. Në momentin që Roma pushton Greqinë kemi një perandori romake dhe e gjithë zona përfshihet në “errësirë”. Flitet vetëm për perandori Romake. Në 1041, Shqipëria është e para që përmendet. Në vitin 1043, del se në Greqi nuk flitet për një popullsi greke, por arvanitës.”
Fraksion.com