Itali: 3 të arrestuar për drogë; Drejtues i grupit, një 32-vjeçar shqiptar
Tre të arrestuar, dy denoncime, 30 persona nën vëzhgim si bashkëpunëtorë! Ky është bilanci i operacionit “Rosa dei Venti” të forcave italiane të Rendit në Macerata, në vazhdën e të cilit u sekuestruan 4 kg drogë, ku përfshihej hashash, marijuanë dhe kokainë.
Emri i operacionit, siç shpjeguan krerë të Komandës Rajonale të Karabinierëve, frymëzohet nga tatuazhet që ka në fyt dhe në njërën dorë 32-vjeçari shqiptar, Dranoel Ndoja, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i grupit.
Hetimet kanë nisur prillin e vitit 2017, fillimisht me mënyra tradicionale, e pastaj me nisma të tipit teknik si përgjime telefonike dhe monitorim GPS.
Ndoja rezulton të jetë prangosur edhe një herë në vitin 2012, kur iu ra në sy autoriteteve italiane për faktin se ishte i papunë, por lëvizte me Jaguar.
Fraksion.com