AktualitetRajoniTë fundit

“Shkundet” Greqia, tërmet në brigjet e Peloponezit

Lëkundje toke, me magnitudë 5,0 ballë sipas shkallës Rihter, të cilësuarara të forta nga Observatori Gjeodinamik i Athinës, u regjistruan sot në brigjet e Peloponezit, në jug të Greqisë, pa shënuar viktima, sipas informacioneve të para të autoriteteve.

”Epiqendra e tërmetit, që u regjistrua rreth orës 10:21 GMT, u lokalizua në det, rreth 34 kilometra në brigjet e Mesinias”, sipas Observatorit.

Lëkundja e tokës u ndje në rajon, por momentalisht nuk raportohen as viktima as dëme të mëdha.

 

Fraksion.com