AktualitetTë fundit

Konflikti në prokurori. Amerikanët ndërhyjnë për ta zgjidhur

Ambasada Amerikane duket se ka marrë përsipër që të paqtojë konfliktet brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që vazhdon prej një jave të jetë e përçarë pas ndëshkimit të 10 prokurorëve nga Arta Marku.

Atëherë kur prokurorët të ndëshkuar dhe të pandëshkuar po i shmangen njëri-tjetrit dhe kur eprorja e tyre Donika Prela vazhdon me truproja në zyrë, prokurori amerikan Gjon Junçaj e ka sfiduar atmosferën. Duke zgjedhur një bar fare pranë godinës së Krimeve të Rënda, prokurori Junçaj, një shqiptaro-amerikan që ka 3 vjet në Shqipëri, ka evituar takimin në zyrën që ka në të njëjtën godinë.

Junçaj ka gjetur një mënyrë tipike shqiptare, duke zgjedhur një ambient publik për të pirë kafe shtruar me kolegët shqiptarë. Tavolina miqësore me Junçajn kishte edhe prokurorë të ndëshkuar nga Arta Marku, edhe të pandëshkuar, nga ata që nuk e bojkotuan shortin e Prelës, por që ndajnë të njëjtin mendim me kolegët.

Kafja ka zgjatur gati një orë dhe më pas, të dyja palët janë ndarë, Junçaj ka vazhduar axhendën jashtë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa prokurorët i janë drejtuar zyrave ku ata po përgatisin paditë kundër Arta Markut dhe Donika Prelës./TCH

 

Fraksion.com